Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë ditët e fundit nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, ndërsa trupi i tij i pajetë u hodh bashkë me automjetin në ujërat e liqenit të Ulzës.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, të drejtuar nga autorja Evis Ahmeti, babai i të ndjerit ka treguar detaje rrëqethëse mbi bisedën e fundit me të birin.

Ai ka zbuluar se Renisi e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se po kthehej në shtëpi, por nuk mbërriti kurrë.

“Gjendja e bashkëshortes sime është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën e bërë. Jam personi i fundit që ka komunikuar me djalin. Të martën kemi folur për herë të fundit në orën 21:36. Më tha: ‘Babi, po nisem për në shtëpi’. I thashë: ‘Mirë se të vish’. Por nuk e pamë më kurrë,” tregoi ai me dhimbje.

Sipas babait, Renisi po kthehej nga qyteti i Burrelit për në shtëpi, një distancë prej rreth 5 kilometrash, por nuk arriti kurrë në destinacion./K.C/dritare.net