
Një godinë 3-katëshe e ndërtuar pa leje në Theth u shemb këtë pasdite përmes një shpërthimi të kontrolluar me lëndë plasëse. Operacioni u zhvillua nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me forcat xheniere.
Pas shpërthimit, në vendngjarje kanë nisur ndërhyrjet me fadroma për të larguar mbetjet dhe për të përfunduar procesin e shembjes së plotë të ndërtesës.
IKMT bën me dije se aksioni është pjesë e planit për lirimin e hapësirave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonat e mbrojtura, siç është Thethi, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare./K.C/dritare.net

















