Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse Thethi ndryshoi fytyrë?!

Pse Thethi ndryshoi fytyrë?!

Në pjesën e fundit të emisionit “Takim në Theth”, transmetuar në vitin 2010 në Top Channel, u ngrit një shqetësim që sot tingëllon edhe më aktual: ndërtimet e reja po e zhbëjnë identitetin arkitektonik të një prej fshatrave më të veçantë të Shqipërisë.

Në një rrëfim të ndjere, gazetarja Rudina Xhunga dhe te ftuarit vune theksin tek humbja e stilit të ndërtimit tradicional. “Kullat me gurë dhe mbulesat prej druri e tjegullash po zëvendësohen nga ndërtime me tulla dhe beton,” tha ajo, duke shprehur keqardhjen për këtë prishje të ekuilibrit mes natyrës dhe kulturës.

Sipas tyre kjo është një humbje e madhe, sepse “kur humb forma tradicionale e ndërtimit, humbet edhe identiteti i vendit.”

Kosto të larta, mungesë mbështetjeje

Banorët e zonës nuk janë kundër ruajtjes së stilit tradicional, por e kanë gjithmonë e më të vështirë të ndërtojnë si dikur. Materialet janë të shtrenjta dhe mungojnë subvencionet apo projektet që do ta bënin të mundur ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Në këtë kontekst Rudina Xhunga bëri thirrje për mbështetje konkrete për ndërtimet tradicionale, duke propozuar subvencione ose skema financimi të veçanta. “Vetëm kështu mund të ruhet identiteti i vërtetë i Thethit dhe të mos humbasë ajo natyrë autentike që e bën të veçantë këtë vend,” tha ajo.

Pse Thethi ndryshoi fytyrë?!

Nevojitet një kuadër i qartë për turizmin malor

Përveç ruajtjes së trashëgimisë, emisioni solli në vëmendje nevojën për një kuadër të mirëfilltë zhvillimi për turizmin rajonal. Thethi ka potencial të jashtëzakonshëm, por nëse nuk ka rregulla, udhëzime dhe mbështetje për banorët, ai rrezikon të kthehet në një tjetër histori shqiptare të shkatërrimit përmes ndërtimit.
Kjo që u tha në 2010-ën në emisionin e parë kushtuar Thethit, është më e qartë tani që u bë realitet bumi i ndërtimit pa leje dhe sot shkatërrimi masiv./dritare.net