Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjergji Teneqexhiut, ish-ambasadorit tonë në Japoni, i jepet dekorata e lartë

Gjergji Teneqexhiut, ish-ambasadorit tonë në Japoni, i jepet dekorata

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ambasada Japoneze në Tiranë, Gjergji Teneqexhiu është nderuar me dekoratën prestigjioze “Urdhri i Diellit në Lindje, Yll Artë dhe i Argjendtë” (Order of the Rising Sun, Gold and Silver Star), një nga vlerësimet më të larta që jepet nga Qeveria e Japonisë.

Gjergji Teneqexhiut, ish-ambasadorit tonë në Japoni, i jepet dekorata

Dekorata iu dorëzua nga Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, SH.S. znj. Kato, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e Teneqexhiut në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Japonisë dhe Shqipërisë. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Teneqexhiu e pranoi këtë nderim me përulësi, duke theksuar se çmimi pasqyron jo vetëm përpjekjet personale, por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjergji Teneqexhiut, ish-ambasadorit tonë në Japoni, i jepet dekorata

“Ky vlerësim ka një rëndësi të madhe për mua personalisht, për familjen time, miqtë dhe për marrëdhëniet miqësore Shqipëri–Japoni,” – u shpreh ai. Zoti Teneqexhiu shprehu mirënjohje të veçantë ndaj Madhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë, për këtë nder të jashtëzakonshëm.

Gjergji Teneqexhiut, ish-ambasadorit tonë në Japoni, i jepet dekorata

Dekorata “Order of the Rising Sun” jepet nga qeveria japoneze që nga viti 1875 dhe i dedikohet individëve që kanë dhënë kontribut të shquar në promovimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, kulturës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./L.F-dritare.net