Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e babait të Roan Brahimit, çfarë thotë policia!

Vrasja e babait të Roan Brahimit, çfarë thotë policia!

Policia e Lezhës ka reaguar pas ekzekutimit me armë zjarri të Gjovalin Prendit, babait të Roan Brahimit emri i vërtetë i të cilit është Sidorel Prend.

Policia thotë se për këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

64-vjeçari u vra në derën e lokalit të tij në fshatin Pllanë të Lezhës.


Njoftimi i policisë:

"Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.", thuhet në njoftim./K.C/dritare.net