Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E Enjtja e Madhe dhe kuptimi i lyerjes së vezëve në Pashkën Ortodokse

E Enjtja e Madhe dhe kuptimi i lyerjes së vezëve në Pashkën

Jemi në javën e madhe të Pashkës Ortodokse dhe sot është e enjtja e madhe. Gjatë kësaj dite lyejmë një pjesë nga vezët e kuqe të Pashkës. Lyejmë për çdo pjesëtar të familjes, për disa persona të afërt si edhe një vezë për shtëpinë, të cilën e mbajmë brenda në shtëpi për 1 vit, deri në Pashkën tjetër. Vezët e tjera i lyejmë të shtunën e madhe. Atë ditë lyejmë sa të kemi dëshirë, pra për konsumim të familjes dhe gjithashtu për t'u dhuruar të tjerëve.

Po cili është kuptimi i traditës së lyerjes së vezëve?

Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj. Në momentin që shpërthen del në dritë. Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon flijimin dhe në rastin konkret simbolizon flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Kështu lëvozhga e vezës simbolizon varrin e Krishtit, që u hap dhe dha jetë.


Për vezën e kuqe ekziston edhe një gojëdhënë e Kishës. Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe. /Dritare.net