
Shënjestra e atentatit? Zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit
E Premte 18 Prill 2025, 15:03
Dritare.net
Gruaja e Roan Brahimit, e cila dyshohet se ishte shënjestra e atentatit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj, Gjovalin Prendin në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e katër personave në Lundër.
Report TV raporton se ajo ka deklaruar para hetuesve se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj me të tjerë.
Gruaja e Roan Brahimit, gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë. Mësohet se ajo nuk i ka marrëdhëniet e mira me familjarët e Roanit./K.C/dritare.net

















