Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Burrat që nuk janë çyrykë, të deklarohen me BE-në, jo kënetën

Rama: Burrat që nuk janë çyrykë, të deklarohen me

Kryesocialisti Edi Rama u takua sot me gratë dhe vajzat e Qarkut Lezhë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se 11 maji, më shumë se zgjedhje për qeverisjen e vendit në 4 vitet e ardhshme, është moment vendimtar për realizimin e ëndrrës dhjetëravjeçare të shqiptarëve, anëtarësimin në BE.

"Këtu ka disa që kanë qenë në rrugëtimin tonë që kur hyra qysh në krye të PS dhe jam i bindur që e ndajnë me mua bindjen se jo shumë vite më parë, kjo pamje këtu ishte e paimagjinueshme. Ishte e paimagjinueshme që PS të kishte një prani të tillë grash dhe, kur e kemi nisur këtë rrugëtim, kur u zgjodha kryetar i partisë dhe bëja vizitat e para në organizata, në të gjithë territorin kishte zona të tëra që nuk kishte asnjë grua. Kur i pyesja ku janë gratë, përgjigjja ishte: s’nuk ka gra këtu. dhe unë thoja: kush ju ka pjellë, keni pjellë njëri-tjetrin? Dhe kështu, hap pas hapi, arritëm të bëjmë diçka që është historike dhe për mua është arsyeja më e madhe e krenarisë time, që sot gratë dhe vajzat nuk janë më diku në cep apo pas dere, por janë pjesë e qendrës së vendimmarrjes dhe janë pjesë e jetës së përditshme të PS. Janë mërzitur që si i thotë Rama më shumë se gjysmës së burrave çyryk. Unë nuk e di, mund të jenë më shumë se gjysma, por unë them se aq janë, se sikur mos të ishim gjysma e burrave e çyryk këtë vend, e dini ku do të ishte Shqipëria sot? Se burrat e kanë pasur në dorë për një kohë shumë të gjatë dhe më thoni ju mua tani, a është normal një burrë që shkon dhe hidhet në kënetë me kokë? Ne kemi 56% të grave në të gjithë Shqipërinë, kemi votuesit e para shumicë, na duhet vetëm gjysma e burrave dhe ne fitojmë, jemi në rregull, dhe kush nuk e pranon që është çyryk, duhet thjesht dhe vetëm të deklarojë që nuk është më me kënetën por me BE-në. Në momentin që thotë “jam me BE-në” dhe jo me kënetën, merr certifikatën që është normal",-tha Rama.