Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama për Berishën: Për vite të tëra ka qenë buf i Partisë së Punës

Rama për Berishën: Për vite të tëra ka qenë buf i

Kryeministri Edi Rama nga takimi me me gratë socialiste në Lezhë ironizoi Sali Berishën. Rama tha se për vite të tëra, Berisha ka qenë bufi i Partisë së Punës.

"Bufi i kënetës, buf i Partisë së Punës, vite e vite të tëra. Ata e kanë kollaj që ta shohin në rregull për gjyshin. Po nuk e di që gjyshi i shkretë atje rrotullohet në varr kur shikon nipin që shkon voton për bufin e kënetës.

Ajo që duhet nga ju, na duhet që të flisni dhe mos i ndaheni gjithë rrethit familjar, kunatave sidomos se ato janë të rrezikshme.

Mos iu ndani rrethit familjar, mos iu ndani shoqeve qe keni në punë dhe duhet të organizoni komplotin më të madh që i është burrave ndonjëherë.

Se burrat socialiste e dinë vetë, puna është t'ju marrin kalanë nga brenda atyre të tjerëve. Kalaja nga brenda merret vetëm me gratë", tha Rama./K.C/dritare.net