Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Së shpejti firmosim marrëveshjen për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore

Rama: Së shpejti firmosim marrëveshjen për Akademinë

Rubiku do të jetë qendra e parë e rijetëzimit të industrisë ushtarake në vend, duke synuar ta kthejë Shqipërinë në një industri prodhuese dhe eksportuese. Rama tha se qeveria është shumë pranë firmosjes së marrëveshjeve me kompani të mëdha botërore në fushën e mbrojtjes. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Mirditë, bashkë me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngu. Rama lajmëroi gjithashtu se në ditët në vijim pritet të firmosin edhe marrëveshjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore. Sipas tij, synimi është që kjo akademi të përgatisë jo vetëm pilotët shqiptarë, por të shërbejë edhe për forcat aleate.

“Jemi duke përgatitur hapjen e akademisë së Forcave Ajrore, e pilotëve, ku do të fillojë përgatitja e pilotëve shqiptarë. Synimi është që të jetë një akademi që t’i shërbejë edhe forcave aleate. Po punojmë me një grup të rëndësishëm në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe besoj se në ditët në vijim në Vlorë bëjmë edhe firmosjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore. E keni parë që në bashkëpunim me Italinë po rrisim në mënyrë të ndjeshme kapacitetet edhe të forcave detare, por s’do të ndalemi aty, po në bashkëpunim me Italinë, me një ndër ndërmarrjet më të mëdha të prodhimit të anijeve në botë, kemi marrëveshje mirëkuptimi për të bashkëpunuar për ngritjen e bazës së prodhimit edhe të riparimit të anijeve në Shqipëri, gjë që do të na japë mundësi të prodhojmë për vete dhe të eksportojmë.”, u shpreh Rama./K.C/dritare.net