
Trump takohet me Melonin në Shtëpinë e Bardhë: Do të ketë marrëveshje tarifore me BE-në
E Enjte 17 Prill 2025, 18:06
Dritare.net
Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se do të ketë "100%" një marrëveshje tarifore me BE-në, ndërsa ai pret kryeministren italiane Giorgia Meloni në Shtëpinë e Bardhë.
Dyshja do të diskutojë një sërë çështjesh, duke përfshirë tensionet tregtare me bllokun. Meloni është liderja e parë evropiane që viziton Uashingtonin që kur Trump-i vendosi tarifa 20% ndaj BE-së në fillim të këtij muaji.
Tarifa tashmë është ndërprerë për 90 ditë, duke i dhënë BE-së dhe SHBA-së një shans për të negociuar.
Trump vazhdon duke thënë se SHBA dhe Italia kanë një marrëdhënie shumë të mirë, përpara se të konfirmojë: “Do të ketë një marrëveshje tregtare, 100%, por do të jetë një marrëveshje e drejtë”./K.C/dritare.net

















