
Ministri Gonxhja: Duam ta kthejmë Shqipërinë në pikë referimi teknologjike për Evropën juglindore
Dritare.net
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se Shqipëria po merret si shembull në rajon sa i përket dixhitalizimit dhe inovacionit. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, ai tha se fokusi është që ta kthejnë vendin në një pikë referimi teknologjie për Evropën Juglindore.
"Sot Shqipëria nuk është një vend që përpiqet të arrijë të tjerët, por shikohet si shembull në rajon dhe më gjerë si qasje ndaj digjitalizimit dhe inovacionit, që po merret tashmë edhe si model nga të tjerët. Kjo është arritur me punë dhe me besimin se teknologjia është e ardhmja, jo vetëm e administratës sonë por e gjithë zhvillimit ekonomik.
Për këtë arsye, fokusi ynë është i gjerë, edukimi digjital, sipërmarrja teknologjike, bashkëpunimi me sektorin privat, krijimi i kushteve për start up që ndërtojmë këtu dhe konkurrojnë me jashtë, krijimi i një Shqipërie që tenton të bëhet krijuese e teknologjisë. Ky është momenti për të çuar me tej gjithçka kemi ndërtuar, investuar më shumë në burime njerëzore, për të mbështetur talentet dhe për ta kthyer Shqipërinë në pikë referimi për Evropën juglindore. Transformimi i nisur është i pakthyeshëm por i vazhdueshëm", tha ministri Gonxhja./L.F-dritare/net

















