
Plas sherri mes Eglit dhe Gjestit: Këngëtari: Shumë pishman që të kam njohur!
Dritare.net
Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat të ashpër dy ditë pas martesës.
Shkak për përplasjen u bë një koment i këngëtarit në lidhje me pamjen e jashtme të Eglit, çka e bëri atë të ndjehej e lënduar dhe të reagojë me tone të larta. Situata agravoi më tej, kur Gjesti nuk ngurroi t’i përmendte jetën e tij jashtë shtëpisë, duke thënë:
“E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta. Kaq. I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, sapo të dal, bllok e ke nga unë. Sepse ti një masazh të thash të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”.
Më pas Egli iu drejtua: “Je djali më i paedukatë që kam njohur”./K.C/dritare.net

















