
Atentati me 4 të plagosur në Tiranë/ Dyshohet se u ngatërrua shënjestra
Dritare.net
Merr tjetër kthesë dinamika e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë. Grupi hetimor ka dyshime se shënjestër e atentatit mund të ketë qenë gruaja e Roan Brahimajt, babai i të cilit u vra po pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës.
Dyshimet janë pasi gruaja e tij përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pas ngjarjes në Lezhë. Një tjetër detaj është dhe banesa e bashkëshortes së Brahimit, e cila ndodhet në afërsi me familjen Demiraj.
Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin G-Class që e kishin nën shënjtestrën e tyre.
Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të të rinjve të plagosur pas ngjarjes të cilët te tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr.
Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt./L.F-dritare.net

















