
Ben Affleck për Jennifer Lopez: Është e mrekullueshme, e dua dhe i jam mirënjohës!
Dritare.net
Ben Affleck foli fjalët më të mira për Jennifer Lopez gjatë fjalimit të tij në premierën e filmit "The Accountant 2" në Los Angeles. Aktori dhe regjisori tregoi se ata mbajnë një marrëdhënie të mirë, pavarësisht ndarjes së tyre së fundmi.
Affleck tha se në ngjarje morën pjesë tre fëmijët e tij me Jennifer Garner, bashkë me fëmijët binjakë të Jennifer Lopez nga martesa e saj me Marc Anthony.
"Fëmijët janë këtu. Unë jam shumë i emocionuar. Më pëlqen kur të gjithë fëmijët mblidhen," tha Affleck për Entertainment Tonight. Duke iu referuar thashethemeve dhe komenteve që qarkullojnë në internet, ai shtoi: "Unë nuk i lexoj vërtet atë që shkruhen në internet, por shpesh ndjej se disa njerëz duan të gjejnë diçka negative për të thënë. Më pas ai foli për marrëdhënien e tij me Lopezin dhe fëmijët e saj: "Për të qenë i qartë: Jennifer Lopez është e mahnitshme. Ajo është e mrekullueshme me fëmijët, ka një marrëdhënie të qëndrueshme me ta. Unë i dua fëmijët e saj. Është e mrekullueshme. Ajo është madhështore, me integritet të madh, e dua dhe i jam mirënjohëse.", tha ai./K.C/dritare.net

















