Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reshje, shtrëngata dhe erë e fortë! Moti për sot!

Reshje, shtrëngata dhe erë e fortë! Moti për sot!
Foto ilustruese

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se e enjtja do të vijë me mot të paqëndrueshëm në gjithë vendin. Priten kthjellime afatshkurtra, por edhe vranësira të shpeshta që do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në shumicën e zonave, ndërsa lokalisht mund të shfaqen edhe shtrëngata me intensitet mesatar.

Era do të fryjë nga juglindja-jugu me shpejtësi rreth 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave parashikohet të forcohet deri në 17 m/sek. Në det, valëzimi pritet të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.