Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Regjisori Sejko: Enver Hoxha, personazhi i dokumentarit të parë shqiptar!

Regjisori Sejko: Enver Hoxha, personazhi i dokumentarit të parë

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga ishte i ftuar regjizori Roland Sejko për të folur për filmin-dokumentar që ai ka realizuar mjeshtërisht “Makina e imazheve nga Alfredo C”.

Ai na tregoi edhe se pse dokumentari i parë shqiptar shihej i lidhur ngushtë me Rusinë. Sejko rrëfeu se ishte pikërisht regjisori rus Roman Kramen që futi në dokumentarin e parë shqiptar, gjithashtu për herë të parë, Enver Hoxhën.

"Historia e dokumentarit shqiptar në ’45 ka disa elementë që deri tani e kanë çuar gjithmonë drejt Rusisë. Kjo vjen sepse Rusia dërgoi në vendin tonë Roman Karmen, regjisorin rus që bëri dhe kapjen për herë të parë në atë që ishte dhe dokumentari i parë shqiptar që ekziston sot në dy versione: shqip dhe rusisht. Ai filmon skenën e famshme të hyrjes së Enver Hoxhës në paradën e korrikut të ’45. Ajo paradë është xhiruar në mënyrë mjaft profesionale dhe është në një farë forme hera e parë kur Enver Hoxha shfaqet brenda një dokumentari. Është hera e parë që e shohim në lëvizje dhe për xhirimin e asaj skene dje një karrelatë e gjatë që është shenjë tipike e Roman Karmen. Pra edhe shfaqja e parë e Enver Hoxhës ishte kaq e kuruar nga rusët për ta sjellë për herë të parë në ekran", tha ai./M.K/dritare.net