Rebelimi i ri në PD! Artion Bajramaj zbardh platformën e Salianjit!
Dritare.net

Në një situatë ku Partia Demokratike po përballet me sfida të vazhdueshme të brendshme një lëvizje e re ka nisur, duke marrë zë fillimisht nga qyteti i Durrësit.
I ftuar në emisionin 'Dekalog' të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, Artjon Barjami, një nga figurat qendrore të kësaj nisme dhe ish-kryetar i Forumit Rinor të PD-së në Durrës, ka shpalosur vizionin e këtij grupimi të ri, i cili mbështetet edhe nga figura si Ervin Salianji. Barjami sqaroi se kjo nuk është një përpjekje për të krijuar fraksione përçarëse, por një 'bashkëbisedim i domosdoshëm mes demokratësh'. Ai theksoi se pas përplasjeve të forta të viteve të fundit, PD ka nevojë për një qasje më të pjekur dhe për reforma thelbësore statutore. Në thelb të kësaj lëvizjeje qëndron një platformë me disa pika, të cilat synojnë të rikthejnë demokracinë funksionale brenda partisë./E.P-dritare.net