Australia bën histori: Fëmijët nën 16 vjeç nuk mund t'i përdorin rrjetet sociale!
Dritare.net

Miliona fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 16 vjeç kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre në rrjetet sociale në Australi, pas hyrjes në fuqi të një ndalimi që konsiderohet i pari në botë.
Platforma si Instagram, Facebook, Threads, X, Snapchat, Kick, Twitch, TikTok, Reddit dhe YouTube duhet të zbatojnë ligjin e ri.
Prindërit dhe fëmijët nuk do të ndëshkohen për shkelje, por kompanitë mund të gjobiten deri në 49.5 milionë dollarë australianë (rreth 32 milionë dollarë amerikanë ose 25 milionë paund).
Qeveria thotë se ndalimi ka për qëllim mbrojtjen e të rinjve nga përmbajtjet e dëmshme, por kritikët paralajmërojnë se ai mund të izolojë adoleshentët vulnerabil dhe t’i shtyjë fëmijët drejt pjesëve të internetit që nuk rregullohen.
Ky është një hap i guximshëm që po ndiqet me kujdes nga shumë vende të tjera, por ende nuk është e qartë se si do të matet suksesin e tij.
Adoleshentët australianë kanë qëndrime të ndryshme: disa ndihen “të ofenduar”, të tjerë thonë se do të “përfundojnë shpejt duke e pranuar”./K.C/dritare.net