Ish-ambasadori: Europa duhet të zgjohet! Ja pse Rusia mbetet kërcënimi bërthamor!
Dritare.net

I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi bën një analizë të thellë gjeopolitike, duke argumentuar se bota nuk po shkon drejt një Lufte të Ftohtë klasike, por drejt një konkurrence të ashpër shumëpolare.
Ai vë në dukje se ndërsa SHBA mbetet superfuqia numër një, Kina po e sfidon seriozisht atë ekonomikisht dhe teknologjikisht. Për Rusinë, ai ka një vlerësim të kthjellët: ndonëse ekonomikisht e dobët, ajo mbetet një aktor global për shkak të arsenalit të saj bërthamor, i cili sipas tij, ia kalon edhe atij amerikan. Visho Ajazi kritikon Europën për vonesën në zhvillimin teknologjik dhe ushtarak. Megjithatë, ai vlerëson zgjimin e fundit të Europës dhe rritjen e buxheteve të mbrojtjes pas agresionit në Ukrainë. Ai diskuton gjithashtu pozicionin e Shqipërisë në këtë skenë, duke vlerësuar arritjen e objektivit të 2% të GDP-së për mbrojtjen dhe rëndësinë e investimit në industrinë ushtarake vendase.