Gjyqi për aferën Partizani, GJKKO mban sot seancën e radhës për Berishën!
E Mërkurë 10 Dhjetor 2025, 08:08
Dritare.net

Zhvillohet sot në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët. Seanca nis në orën 12:30.
Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj dhe Vasilika Hysit që mbrojnë biznesmenin Fatmir Bektashi dhe dy kompanitë.
Më herët, gjykata rrëzoi kërkesën e Berishës dhe të tjerëve për pavlefshmëri të akteve dhe provave që janë gjetur nga SPAK, me argumentin se kërkesa është e pabazuar në ligj dhe prova. Bëhej fjalë për vendimet e marra nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Irena Gjoka.