Gara për Avokatin e Popullit, PS çon 6 emra në seancë. PD: Kandidatët nuk gëzojnë mbështetjen tonë
Dritare.net

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 9 vota pro dhe 3 kundër një raport për t’i dërguar seancës plenare ku përfshihen gjashtë kandidatët që plotësojnë kriteret për t’u votuar për Avokat të Popullit.
Për më shumë se një orë komisioni u përfshi nga debatet pas vendimit të Partisë Demokratike për të tërhequr firmat për të gjithë kandidatët.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja u shpreh se vullneti i demokratëve për të tërhequr firmat ka shkuar në protokollin e Kuvendit dhe do të jetë seanca e të enjtes që do të vendosë nëse do të pranohen dhe rihapet procesi, apo do të vijojë me zgjedhjen e një prej gjashtë emrave.
Emrat do të votohen të enjten në Kuvend në seancën plenare.
Kandidatët që kanë marrë të paktën 28 firma;
-Adriana Kalaja 44 firma
-Aranita Braho 35firma
-Besim Ndregjoni 34 firma
-Endrit Shabani 35 firma
-Skender Haluci 30 firma
-Tartar Bazaj 28 firma