Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta e fermerëve grekë, sërish bllokime në aksin rrugor Kakavijë–Janinë!

Protesta e fermerëve grekë, sërish bllokime në aksin rrugor

Policia Kufitare Kakavijë njofton ditën e sotme do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në aksin rrugor Kakavijë–Janinë. Sipas njoftimit, nga ora 19:00 deri në 22:00 (sipas orës greke), rruga në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë e bllokuar si pasojë e një proteste që do të zhvillohet nga fermerët grekë.

Gjatë këtij intervali kohor, qarkullimi do të lejohet vetëm për automjetet me emergjenca shëndetësore.

"Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës", njofton policia./dritare.net