Bleona Qereti në kopertinën e dhjetorit të Vogue Latin America!
Dritare.net

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti është ylli i kopertinës së numrit të dhjetorit të Vogue Latin America. Bleona shfaqet me një fustan golf të zi, të cilin e kombinon me një gjerdan diamantesh të sofistikuar, të frymëzuar nga përrallat, nga koleksioni High Jewelry i Bvlgari, me një make-up natyral dhe elegant.

Fotografuar nga Los Quien, Bleona vjen në një atmosferë ëndërrimtare dhe elegante, e stiluar nga Venus Fabbricatoredhe ekipi i The Common Room Mexico. Në editorial, ajo mban një fustan të shtëpisë ikonike të modës Maison Alaïa, ndërsa bizhuteritë luksoze të Bvlgari plotësojnë estetikën e sesionit.

Në një intervistë të detajuar për Vogue Latin America, Bleona reflekton mbi rrugëtimin e saj artistik, ndikimin e familjes dhe momentet themeltare që kanë formësuar karrierën dhe identitetin e saj publik.
Artikulli dhe fotosesioni mbajnë firmën e një ekipi krijues të nivelit të lartë, me drejtimin editorial të Karla Martinez de Salas, stilimin e Vale Collado dhe drejtimin artistik të Claudia Valdeza. Grimi dhe flokët janë realizuar nga Gus Bortolotti dhe Ernesto Vargas Hair, ndërsa produksioni ekzekutiv nga Now Open TV dhe Ella Cepeda./dritare.net