SHBA trajnon ushtrinë shqiptare me armët më të avancuara kundër dronëve
Dritare.net

Ushtria shqiptare ka përfituar trajnim të avancuar nga ekspertë amerikanë për përdorimin e teknologjive më moderne kundër dronëve, në kuadër të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të New Jersey. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Trajnimi, i mbajtur javën e kaluar nga kontraktorë të industrisë amerikane të mbrojtjes, synon të rrisë aftësitë e Shqipërisë në identifikimin dhe neutralizimin e mjeteve fluturuese pa pilot.
"Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s! Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, e ofruar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey. Këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.", thuhet në postimin e Ambasadës./K.C/dritare.net