Na ndiqni edhe në

Emisionet

Flet ish-shefi i SHISH: Si punova me Ramën!

Flet ish-shefi i SHISH: Si punova me Ramën!

Visho Ajazi, ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO ka punuar me dy kryeministra të politikës shqiptare, si me Sali Berishën, ashtu edhe me Edi Ramën, ndërsa presidenti i asaj kohe ishte Bujar Nishani, që e dekretoi për detyrën.

“Unë s’kam vrarë mend asnjëherë për të punuar, sepse ishte shumë kollaj. Bëja detyrën time; nuk kishte rëndësi kush ishte kryeministër, kush ishte president. Marrëdhëniet ishin të përcaktuara qartë në ligj dhe me këdo punohej lehtë”, tha Ajazi në Dekalog, Dritare TV.

Ai komentoi edhe raportet e hershme me Edi Ramën: “Në fillim nuk kemi qenë shumë mirë. Kishim shumë probleme me njëri-tjetrin, por përfundimisht jemi ndarë në mënyrë miqësore. Ai kuptoi se unë nuk merrem me gjëra të tjera përveç ligjit dhe detyrës sime.”

Pjesë nga intervista:

Ju keni punuar me dy dy kryeministra, me zotin Berisha dhe me zotin Rama. Presidenti i asaj kohe ishte Bujar Nishani, që ju dekretoi, dhe pastaj ju vazhduat domethënë karrierën me zotin Rama. Tani, vetëm George Tenet ka punuar me dy presidentë, edhe Visho Ajazi në Shqipëri me dy kryeministra.

Visho Ajazi: S’kam vrarë mend asnjëherë për të punuar, sepse, siç kam thënë herë tjetër, ishte shumë kollaj. Unë bëja detyrën time; nuk kishte rëndësi kush ishte kryeministër, kush ishte president. Diheshin qartë, ishin të përcaktuara në ligj se si është marrëdhënia me kryeministrin, si është marrëdhënia me presidentin, dhe kushdo që të ishte, punohej kollaj.

Çfarë ndodhi me Edi Ramën që, pa ardhur ai, ju sulmonte? Kur erdhi pastaj, tha: “Prit, se unë nuk duhet ta sulmoj këtë njeri”.

Visho Ajazi: Pyetje interesante kjo. Së pari, unë besoj që Edi Rama kuptoi që unë nuk merrem me gjëra të tjera, përveçse me ligjin, përveçse me detyrën time. Si e kuptoi se Rama nuk e kupton lehtë? Po nuk është se kemi qenë mirë që ditët e para. Kemi pasur shumë probleme me njëri-tjetrin, por përfundimisht jemi ndarë në mënyrë miqësore./dritare.net