Ditë e kthjellët në të gjithë territorin! Ja parashikimi i motit për sot!
E Mërkurë 10 Dhjetor 2025, 07:07
Dritare.net

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternime vranësirash mesatare të larta transparente, përqendruar në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 14m/s, me valëzimin në det të forcës 1-3 ballë.