
Rama rèplika me qytetarin për xhupin: Mos u bëj dhe ti si Palokja që ngatërron Adidasin Y3 me Yamamoto
E Martë 12 Janar 2021, 12:12
Dritare.net
Është i njohur fakti që kryeministri Rama rèplikon herë pas here me qytetarët kritìkë në Facebook. Një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e sotme ku teksa njëri prej tyre e ka kritikuar Ramën se është veshur me xhup të markës “Moncler” që është një markë e shtrenjtë veshjesh. Kryeministri Rama nga ana tjetër e ka qartësuar qytetarin duke i thënë se në fakt ishte një xhup i Manchester City dhe jo i markës qytetari pretendon. Më tej kryeministri Rama ironizon dhe përfaqësuesit e opozitës duke thënë se Palokës që Adidasin Y3 e kishte bërë fletë rrufe me Yamamoto.

















