Rama-prindërve: Nëse i jepni një telefon fëmijës, i keni dhënë një rrugaç për shok!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama në një takim në Fier i ka bërë thirrje prindërve të tregohen të kujdesshëm për mënyrën se si fëmijët e tyre përdorin telefonin dhe rrjetet sociale.
Rama tha se telefoni tek fëmijët krijon varësi ashtu si droga dhe pengon edukimin dhe mirëformimin e tyre.
“Kur i japin një telefon i kanë dhënë një rrugaç për shok, mund ta kem të ekzagjeruar, por këto rrjetet sociale i përdor për shkak të detyrës si gjithë të tjerët se nuk e shmang dot, por kështu e shoh në dorën e fëmijëve dhe adoleshentëve, shkoni bëni një xhiro me atë krye rrugaçin e lagjes. Krijojnë varësi si droga, ia tërheq telefonin nga dora ke të bësh me një person që tjetërsohet, që s’ka përqendrim, që ti thuash të lësh telefonin e kap librin. Është si t’i thuash je i arrestuar. Efekti tjetër është se çfarë qetësie ke ti si prind kur e le në telefon, duket si normale, por është gjëja më e frikshme. Futesh në restorant, lokal e shikon prindër, që i vendosin iPhone përpara, janë në karroca s’dinë të flasin, ia heq fillon klithma.
Kjo botë është një forcë e re në jetën e familjes dhe të shkollës. Mund ta kem të ekzagjeruar, por kështu e shikoj telefonin në dorën e një fëmijëve”, tha Rama./M.K-dritare.net