
Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Kontroll më i rreptë dhe më transparent
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një tjetër risi në kuadër të qeverisjes digjitale: Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit, një strukturë që synon kontrollin dhe monitorimin në kohë reale të veprimtarive në territorin e vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar edhe një video demonstrative, duke theksuar se ky sistem i ri do të shërbejë për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave nga të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe për zbatimin efikas të masave ligjore.
“Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor – nga ndërtimet, taksat vendore, prodhimi bujqësor, deri te mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve”, shkruan Rama.
Kryeministri nënvizoi se kjo platformë e centralizuar do të ndihmojë në lehtësimin e punës së institucioneve përkatëse, por mbi të gjitha do të vështirësojë abuzimet dhe shkeljet në terren./l.F-dritare.net

















