
Rama në Kretë: Do ua sjell Shqipërinë këtu!
E Shtunë 29 Mars 2025, 18:06
Dritare.net
Rama nga Kreta sot njoftoi se pas një viti në Kretë do të hapet konsullata e re e Shqipërisë.
"Kreta është një ishull kokëfortësie, njerëzit më kokëfortë kanë dalë këtu në Kretë dhe keni triumfuar këtu, dhe prandaj unë dua t'ju them se si sot, pas 1 viti, këtu do të jetë në dispozicionin tuaj Konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç shkodranët apo vlonjatët e kanë tmerr kur i thonë shkoni në Tiranë, unë e di që dhe ju e keni tmerr kur ju thonë shkoni në Athinë, por ne do t'ja sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë", tha Rama. /L.F-dritare.net

















