Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në forumin ekonomik: Shqipëria në një fazë rë re. Investoni tani, përpara se të jetë vonë

Rama në forumin ekonomik: Shqipëria në një fazë rë

Tirana Economic Forum, është takimi, i cili mblodhi sot sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria, ku ishte pjesëmarrës edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera vlerësoi Forumin, si një platformë të nivelit të lartë idesh, takimesh dhe investimesh shpresëdhënëse.

Rama mbajti një fjalë të zgjeruar duke theksuar se Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi ekonomik, stabiliteti dhe integrimi europian. Duke falënderuar organizatorët dhe mikpritësit grekë, Rama nënvizoi se marrëdhëniet Shqipëri–Greqi po hyjnë në një kapitull të ri bashkëpunimi, duke kapërcyer mentalitetet e vjetra kufizuese.

Kryeministri tha se Shqipëria sot “nuk është një vend që sheh nga qoshet”, por një aktor i vetëbesuar dhe ambicioz në rajon. Sipas tij, vendi ka dyfishuar buxhetin dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto, ka deficit në nivele të ulëta, dhe po shënon rritje të fortë në sektorët kyç si turizmi, infrastruktura dhe digjitalizimi.

Rama theksoi se investimet e huaja direkte arritën 1.58 miliardë euro në vitin 2024, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, ndërsa rritja vazhdon edhe në 2025. “Kapitali shkon aty ku ka stabilitet, qartësi dhe drejtim – dhe Shqipëria sot është pikërisht ky destinacion,” u shpreh ai.

Ai renditi katër shtyllat strategjike ku vendi synon të tërheqë investime të mëdha dhe afatgjata:

energjia e gjelbër,
infrastruktura moderne,
turizmi cilësor,
teknologjia dhe inovacioni.
Rama nënvizoi se vendi po përshtatet me një ekonomi të matshme jo vetëm nga volumi, por nga vlerat dhe produktiviteti. Ai vuri në dukje se digjitalizimi ka ulur korrupsionin e vogël, ka rritur transparencën dhe ka sjellë më shumë lehtësi për bizneset.

Sa i përket integrimit europian, Kryeministri deklaroi se objektivi për anëtarësim në BE në vitin 2030 është “realist dhe i arritshëm”, për sa kohë që edhe Bashkimi Europian mban angazhimet e veta.

Duke e mbyllur fjalën me një thirrje të drejtpërdrejtë për investitorët, Rama tha se “momenti është tani”, sepse Shqipëria po bëhet një treg premtues dhe dinamik. “Besoni te kjo Shqipëri që po ngrihet, investoni para se të jetë vonë. Hapësirat nuk do jenë gjithmonë të lira,” u shpreh ai./L.F-dritare.net