Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekskluzive/ Plani i fshehtë i 1989-ës! Shqipëria ishte gati të çlironte Kosovën!

Ekskluzive/ Plani i fshehtë i 1989-ës! Shqipëria ishte gati

I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ish-ambasadori dhe ish-drejtori i SHISH, Visho Ajazi , diskutoi një nga momentet më të rëndësishme të historisë ushtarake të Shqipërisë.

Ai foli për një plan të supozuar të vitit 1989, kur regjimi komunist kishte përgatitur plane ushtarake për të ndërhyrë në Kosovë në rast konflikti.

Ajazi konfirmoi se, megjithëse Shqipëria ishte e varfër, ushtria e saj ishte masive: rreth 300 mijë rezervistë dhe 135 avionë, dhe merrej seriozisht nga Jugosllavia.

Ai lidhi historinë me të tashmen, duke theksuar se doktrina e NATO-s kërkon që çdo vend të jetë i aftë të mbrohet vetë për të paktën 3 ditë para se të vijë ndihma e Aleancës, duke nxjerrë në pah rëndësinë e vetë-mbrojtjes dhe strategjisë kombëtare në kohët moderne.