
Rama ndan pamjet: Këto janë godinat ku do të strehohen banorët që preken nga punimet në Lanë!
E Enjte 1 Gusht 2024, 08:08
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga godinat e reja të cilat do të shërbejnë për strehimin e banorëve që do të shpërngulen, pas punimeve që do të bëhen në lumin Lana.
Krahas videos, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë”./M.K-dritare.net

















