Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama intervistë për televizionin grek: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi tani janë mirë, për një farë kohe ishin keq

Rama intervistë për televizionin grek: Marrëdhëniet

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për televizionin grek MEGA gjatë së cilës ka folur edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve, Shqipëri-Greqi.


Pyetje: Si do i përshkruanit marrëdhëniet shqiptaro – greke aktualisht, sepse dalim nga shumë muaj që kishte trazi të madhe nga Fredi Beleri ku jemi sot?

Edi Rama: Mendoj se ne vijojmë të kemi problem që jemi fqinj shumë të vjetër por në të njëjtën kohë, fqinj shumë të rinj, sepse patëm ndërprerjen prej 50 vitesh e rrugët tona ishin krejt të ndara…. Në disa raste kemi qenë viktima të kësaj të shkuare, por sot më shumë sesa një herë kemi pasur provën që jemi shumë të ngjashëm. Kaq shumë ballkanikë, mesdhetarë, emocionalë, dhe pengje të historisë sonë. Por unë kam bërë të qartë se historia mund të jetë ose kurth i madh ose burim i madh për të ecur para. Sfida është ta shohësh historinë me sytë e të ardhmes.

Marrëdhëniet tani janë mirë, mund të jenë shumë më mirë. Për një farë kohe ishin keq, për një çështje që ishte shumë e rëndësishme për palën greke ndërsa për ne ishte një mes shumë çështjesh por jemi në rregull tani


Pyetje: Për ta përmbyllur cështjen Beleri, kam dëgjuar që anëtari i PE-së do ta çojë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, nëse do të ketë një vendim të mundshëm kundër vendit tuaj do ju prekte?


Edi Rama: Jo jetojmë në një vend demokratik. Europa është familje demokratike dhe Gjykata Europiane është e gjithkujt. Gjykata do të bëjnë atë që duhet të bëjnë./K.C/dritare.net