Rama: Gjyqtarët po kërkojnë paga marramendëse, deri në 9300 euro në muaj!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së gjyqtarëve për rritje pagash, duke e cilësuar atë të pajustifikueshme. Kjo pasi gjyqtarët po kërkojnë një rritje prej 1600 eurosh, ndërsa anëtarë të GJKKO-s dhe SPAK-ut që aktualisht marrin 6130 euro në muaj kërkojnë një rritje edhe më të madhe, deri në 3100 euro shtesë.
Sipas kryeministrit, nëse kërkesat do të pranoheshin, pagat e këtyre magjistratëve do të arrinin në 9230 euro në muaj, duke tejkaluar çdo standard aktual në administratën publike. Rama thekson se rritje të tilla të kërkuara me vendime gjykate rrezikojnë jo vetëm financat publike, por edhe arkitekturën institucionale të vendit.
Rama: “S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen! Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh!
Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj. Si ka mundësi?! Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?!
Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!/dritare.net