Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Po punojmë për një proces reformimi të menaxhimit të pyjeve

Rama: Po punojmë për një proces reformimi të menaxhimit

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në aktivitetin “Për ty natyrë”, njoftoi një sërë masash dhe investimesh për përballimin e sfidave të zjarreve dhe për rritjen e kapaciteteve të pyllëzimeve dhe fidanishteve publike. Ai theksoi se gjatë sezonit të verës zjarret paraqesin një sfidë të madhe dhe është e domosdoshme të investohet në teknologji, dronë dhe burime financiare shtesë për monitorimin dhe menaxhimin e situatës.

Rama paralajmëroi krijimin e një fondi të gjelbër, ku ndërtuesit që ndërtojnë do të kontribuojnë sipas metrave katrorë, duke mbështetur kështu zgjerimin e kapaciteteve të fidanishteve dhe prodhimin e fidanëve. Ai shtoi se po punojnë edhe për përdorimin e inteligjencës artificiale në këtë sektor për të përmirësuar efikasitetin dhe menaxhimin e pyjeve.

Kryeministri gjithashtu theksoi rëndësinë e një modeli të ri menaxhimi të qëndrueshëm për zonat e mbrojtura dhe pyjet, duke përmendur rezultatet pozitive të moratoriumeve të mëparshme dhe reduktimin e ndërtimeve dhe ndotjeve të paligjshme në territoret e natyrës. Reforma do të përfshijë ristrukturimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Pyjeve, për të krijuar një institucion të unifikuar dhe funksional, i cili do të menaxhojë pyjet dhe zonat e mbrojtura në mënyrë integrale.

Rama theksoi se këto masa janë të domosdoshme jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit, por edhe për të përmbushur standardet dhe kërkesat e procesit të integrimit në BE, duke siguruar një menaxhim më të mirë dhe më të qëndrueshëm të natyrës dhe pyjeve në Shqipëri./L.F-dritare.net