Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Profil/ Kush është Klodian Braho, kreu i ri i SPAK-ut!

Profil/ Kush është Klodian Braho, kreu i ri i SPAK-ut!

Nga 19 dhjetori 2025, Prokuroria e Posaçme e Antikorrupsionit do të ketë një drejtues të ri. Ikën Altin Dumani dhe drejtimin e SPAK-ut e merr Klodian Braho. Braho u zgjodh drejtues i SPAK-ut me 7 vota, ndërsa ishte në garë me Adnan Xholin, Elvin Gokajn dhe Doloreza Musabelliun.

Kush është Klodian Braho!

Klodian Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Ka pasur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)./K.C/dritare.net