Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prag festave, KE: Pse nuk duhet të thoni Gëzuar Krishtlindjet!

Prag festave, KE: Pse nuk duhet të thoni Gëzuar Krishtlindjet!

Në prag të Krishtlindjeve, Komisioni Evropian ka ndarë një deklaratë kushtuar urimeve që bëhen për këtë festë. Në mënyrë të veçantë mënyrës se si bëhen, nëse ata që i marrin këto urime, nuk janë të besimit të krishterë. Sipas KE “Gëzuar Krishtlindjet” është një urim fetar. Ndaj në udhëzimin e ndarë nga KE thuhet se si është mënyra më e mirë t'u drejtohesh të tjerëve gjatë Krishtlindjeve, duke ndarë një listë shprehjesh për t'u përdorur për të mos ofenduar askënd.

“Çdo person në BE ka të drejtë të trajtohet në mënyrë të barabartë pa referenca për gjininë, përkatësinë etnike, racën, fenë, aftësinë e kufizuar dhe orientimin seksual”, kështu shkruan Brukseli në udhëzimet e reja për “komunikim korrekt” të rekomanduar nga Komisioni.

Nëse nuk mund të thoni Gëzuar Krishtlindjet, atëherë si mund të uroni? E thjeshtë, fjala "Krishtlindje" duhet zëvendësuar me "festë" ose "festa". Ja një shembull konkret që përmban dokumenti: në vend të "Krishtlindja është stresuese", duhet të themi "pushimet janë stresuese". Prandaj, në vend të "Gëzuar Krishtlindjet", preferohet "Gëzuar Festat".

"Jo të gjithë janë të krishterë dhe Krishtlindjet nuk festohen nga të gjithë. Jini të ndjeshëm ndaj faktit që njerëzit kanë tradita dhe kalendarë të ndryshëm fetarë. “Gëzuar festat” është një urim më i mirë”, këshillon KE./L.F-dritare.net