Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Po aplikon për vizë amerikane? Ambasada njofton ndryshime! Ja çfarë duhet të dini!

Po aplikon për vizë amerikane? Ambasada njofton ndryshime! Ja

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/3J8LncS