
Masë arrest me burg edhe për Julian Ballën, presidenti i ekipit ‘Erzeni’! Iu sekuestruan resorti në Durrës dhe vila 1 mln € në Dhërmi!
E Premte 8 Gusht 2025, 20:08
Dritare.net

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal të Çopjave, është edhe Julian Balla, alias Fadil Balla.
Julian Balla rezulton të jetën pronar i restortit "Ajman Park", ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, në Xhafzotaj, Durrës, dhe i vilës 2-katëshe “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro, të cilat u sekuestruan nga SPAK.
Jualin Balla rezulton edhe president i skuadrës së futbollit “Erzeni”. Aktualisht ai ndodhet në kërkim nga autoritetet./dritare.net

















