
Muri i Lutjeve dhe lutjet e vogla që prekin shpirtin!
Dritare.net

Nga Dritare.net
Në zemër të Jerusalemit, pranë rrënojave të Tempullit të Dytë, ndodhet një nga vendet më të shenjta për hebrenjtë: Muri i Lutjeve. Çdo ditë, mijëra njerëz shkojnë aty për të vendosur një letër mes gurëve të lashtë. Lutje të vogla. Shpresa të mëdha.
Në një intervistë ekskluzive për Dritare TV, shkrimtari i madh izraelit David Grossman ndau një detaj prekës për këtë vend simbolik.
“E pyeta dikur një nga punonjësit aty: Çfarë shkruajnë njerëzit në ato letra? Ai më tha se shumica nuk shkruajnë për paqe apo luftë, por për gjëra shumë më të thjeshta: që vajza e tyre të gjejë një burrë të mirë, që nëna e tyre të shërohet, që të kalojnë provimet. Lutje njerëzore, të zakonshme.”
Ky është ai realitet që shkrimtari përpiqet të sjellë në letërsinë e tij: ajo që është thellësisht njerëzore, e papolitizuar, që i flet zemrës dhe jo vetëm kokës. Në një kohë kur bota flet me zhurmë për luftëra dhe pushtime, ky mur hesht por heshtja e tij kumbon./ dritare.net

















