Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pirro Vengu: Askush s'duhet të përfitojë nga kriza

Pirro Vengu: Askush s'duhet të përfitojë nga kriza

Pirro Vengu ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit ndërkombëtare, duke theksuar ndikimin që armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit pritet të ketë në tregjet e energjisë.

Në një postim të tij, ai nënvizon se armëpushimi 15-ditor mund të sjellë rihapjen e qëndrueshme të Gjirit të Hormuzit, një nga nyjet kryesore të furnizimit global me naftë. Sipas tij, efektet e para janë reflektuar tashmë në uljen e çmimeve ndërkombëtare të naftës, çka duhet të pasohet edhe nga ulje proporcionale në tregun vendas.

Vengu thekson se institucionet shqiptare kanë garantuar kontroll të vazhdueshëm dhe masa për të përballuar presionin e çmimeve, duke siguruar që situata të mos abuzohet nga aktorët e tregut.

“Armëpushimi 15-ditor mes SHBA dhe Iranit mund të rihapë në mënyrë të qëndrueshme ngushticën e Hormuzit. Efektet e para janë reflektuar tashmë në çmimet e naftës. Kur çmimet ndërkombëtare bien, çmimet në shitjen me pakicë duhet të bien gjithashtu dhe në të njëjtën masë. Qeveria dhe agjencitë ligjzbatuese kanë garantuar përgjatë kësaj periudhe një kontroll efektiv dhe masa zbutëse ndaj presionit të çmimeve. Të njëjtat mekanizma do të garantojnë që, i gjithë zinxhiri nga importuesit te distributorët, askush mos të përfitojë nga kriza. As dje, as sot, as nesër.”/L.F-dritare.net