
Për të përfituar pagën e luftës, duhet të plotësoni një formular. Ministri Ahmetaj sqaron procedurën!
Dritare.net
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në një intervistë për Neës24, sqaroi se të punësuarit apo të vetëpunësuarit e biznesit të vogël, do të plotësojnë një formular online duke filluar nga nesër. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do të bëjë verifikimet e të dhënave. Individët do të paguhen nëpërmjet bankave. Të gjitha ata që nuk kanë një llogari bankare, do të duhet ta hapin një të tillë.
“Kemi nxjerrë një vendim qeverie që detajon mënyrën si do verifikohen dhe paguhen nesër online të punësuarit apo të vetëpunësuarit e biznesit të vogël. Formulari do jetë që nesër i gatshëm për tu plotësuar nga qytetari pranë DPT. Nga DPT mblidhen dhe verifikohen të dhënat. Menjëherë aprovohet në bazë të formularit dhe i paguhet individit në bordero nëpërmjet sistemit bankar, kush nuk ka llogari bankare di t’i hapet një llogari”, sqaroi Ahmetaj./L.F-dritare.net

















