Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pasuria e Ilir Metës, avokati: Nuk e justifikon dot. SPAK ka nisur hetimet!

Pasuria e Ilir Metës, avokati: Nuk e justifikon dot. SPAK ka nisur hetimet!

E ndërsa sot është dita e 8-të që Ilir Meta është pas hekurave, avokati Idajet Beqiri i ftuar në Intervistën e ditës me Ermal Peçi në DritareTv foli për hetimin e mundshëm që SPAK mund të bëjë për pasuritë e ish-presidentit Meta.

Avokati thotë që përderisa Ilir Meta akuzohet për mos deklarim parash dhe korrupsion pasiv atëherë është e sigurt që ndaj pasurisë së tij ka nisur një hetim nga SPAK.

“Patjetër që SPAK ka nisur një hetim pasuror për Ilir Metën, pasi kjo është edhe çështja kryesore pasi ai akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Një nga tre akuzat për të cilat u mor masa e sigurimit arrest me burg pa afat ndaj tij ishte edhe mos deklarimi ose deklarimi i rremë i të ardhurave të familjes së tij. Pra për deri sa është një nga akuzat që rëndon mbi Ilir Metën patjetër që është nisur një hetim për pasurinë e tij. Sepse nëse nuk do të ishte nisur një hetim nuk do të ekzistonin këto akuza. Ai nuk justifikon dot pasuritë që ka me të ardhurat që ka pasur familja e tij. Ilir Meta dhe Sali Berisha me gjithë familjet e tyre ata pushtetin e morën me ndihmën e të huajve. Këta njerëz që kur erdhën në pushtet deshën që Shqipëria të varfërohej të mbeste vendi më i varfër i Evropës.”-u shpreh Idajet Beqiri/E.P/dritare.net