
Pandeli Majko: Pse mendova të mos garoj në zgjedhjet e 11 majit!
Dritare.net
Dy herë Kryeministër, dy herë Ministër i Mbrojtjes dhe 8 herë deputet, Pandeli Majko është një personazh i rëndësishëm i politikës shqiptare. I vendosur në Kavajë në listën e hapur për zgjedhjet e 11 majit, Majko tregon se kishte menduar të tërhiqej nga zgjedhjet dhe, si rrjedhojë, të largohej nga politika.
Në një intervistë për "Dekalog" nga Roland Qafoku në DritareTv, Majko zbulon arsyen:
"Kam pasur mëdyshje nëse do të futesha në zgjedhje apo jo. Lidhur me faktin që Edi Rama kishte deklaruar se do të ishte në listën e hapur, i thash se për mua do të ishte e çuditshme që unë të garoja përballë Edi Ramës. Deri në atë pikë kam qenë i dyzuar të futesha apo jo në zgjedhje. Megjithatë, në momentin që ai deklaroi se do të ishte në listën e mbyllur, isha dakord dhe u futa në garë. Por, nëse ai do të ishte në listën e hapur, nuk mendoj se do të më shkonte mua të kandidoja përballë Ramës, ndaj nuk do të isha futur."- tha Pandeli Majko/E.P-dritare.net

















