
Mirela Kumbaro-grave gjirokastrite: E kthyet Gjirokastrën në vendin e preferuar të turistëve!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro morën pjesë sot në një takim me gratë dhe vajzat e Gjirokastrës. Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro, u tha grave dhe vajzave, se ato janë zemra e Partisë Socialiste dhe falë punës së tyre, Gjirokastra sot është kthyer në një destiancion të mrekullueshëm turistik.
“Juve jeni zemra e qytetit, zemra e familjeve tuaja, edhe zjarri i Partisë Socialiste. E dimë të gjitha bashkë se çfarë do të thotë të jesh grua në këtë qark, të jesh grua dhe të komandosh shtëpitë e Labërisë në Tepelenë, vatrat e Toskërisë në Memaliaj, të jesh gjirokastrite dhe t’i japësh drejtim punës, ashtu siç vetëm ju e dini. E dimë çfarë domethënë të jesh libohovite, të jesh një përmetare e mirë dhe një këlcyrjote, si Alma që hapi këtë event, dhe Anila, kandidatja e PS-së nga Përmeti, ç’domethënë të jesh një dropullite, si një urë fantastike kulturash midis dy vendeve tona. Një qark i tillë ka një motivim shumë të madh që nga një fushatë në tjetrën, nga një projekt në tjetrin, nga një qytet në tjetrin, nga një fshat në tjetrin, ka parë me sytë e vet, ka ndier me zemrën e vet, ka prekur me dorën tuaj, punët që janë bërë, transformimet që janë bërë që nga ky shesh i Çerçiz Topullit, që deri dje nuk e kishim, edhe pazarin që deri dje nuk e kishim, edhe gjithë Gjirokastrën që po kthehet në një destinacion të mrekullueshëm turistik, të 600 mijë turistëve që e vizituan në vitin 2024-ën. Vetëm gratë e këtij qarku mund ta bëjnë një gjë të tillë, që ta trajtojnë qytetin, njësoj si shtëpitë e tyre. Që kur erdhëm në qeveri në 2013-ën kemi prekur çdo gur, kemi parë çdo fshat, ku nuk kishte ujë, as rrugë, as shkolla, as spital. Sot të gjitha janë në transformim. Sot kemi një krenari shumë të madhe kur themi jam përmetare, jam këlcyrjote, jam dropullite, jam libohovite, jam nga Tepelena, nga Memelaiaj. Jeni ju zemra e Partisë Socialiste.”, thotë ministrja Kumbaro./K.C/dritare.net

















