
Rama dhe Kumbaro në Kampingun Ekologjik në Vjosë: Parajsë natyrore dhe tenda safari
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Kampingun Ekologjik “Glamping Albania Rafting Vjosa” në Përmet, që është kthyer në një atraksion turistik kohët e fundit. Kryeministri u shoqërua në kapming nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro.
Kryeministri e quan kampungin ekologjik një parajsë natyrore me shtëpi prej druri dhe 10 tenda safari.
“Turistët, përveç fjetjes dhe ushqimit të freskët, mund të ushtrojnë edhe disa aktivitete në natyrë, si: rafting dhe kajak në lumin Vjosë, eksplorimi i kanionit të Langaricës dhe banjave termale, biçikleta elektrike përgjatë lumit Vjosë; kajak dhe kamping shumëditor nga kufiri me Greqinë përgjatë lumit Vjosë; hiking & trekking në ujëvarën e Sopotit, duke përjetuar kështu një eksperiencë të paharrueshme në zemër të natyrës, me pamjen mbresëlënëse të maleve madhështore të Nemërçkës”, shkruan kryeministri në Facebook./K.C/dritare.net

















