
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës!
E Hënë 21 Prill 2025, 17:05
Dritare.net
Ka dështuar për herë të katërt konstitituimi i Kuvendit të Kosovës.
Me të nisur vazhdimi kryesuesi Avni Dehari e ka ftuar Vetëvendosjes që të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit.
Deputeti i Vetëvendosjes Gluk Konjufca, ka thënë se ata e kanë emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, dhe ka theksuar se meqë partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, duhet kohë shtesë për konsultime.
Pas kësaj Dehari ka thënë se seanca do të vazhdojë të mërkurën./K.C/dritare.net

















