
SIGMA te “Sami Frashëri” për ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit
Dritare.net
Në kuadër të angazhimit të SIGMA VIG ndaj qëndrueshmërisë mjedisore dhe përgjegjësisë sociale, pjesë e objektivave tona në kuadër të ESG (Environmental, Social, Governance), më datën 22 Prill 2025, Ditën e Tokës, stafi i kompanisë zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë. Aktiviteti kishte në qendër tematikat kritike të ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e SIGMA VIG prezantuan materiale edukative, të shoqëruara me broshura informuese, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e angazhimit të të rinjve për çështje mjedisore.
Në mënyrë të veçantë, nxënësit e shkollës bënë prezantime dhe aktivitete kreative të përgatitura nga vetë ata, duke dhënë një kontribut të çmuar në pasurimin e diskutimit dhe thellimin e ndërgjegjësimit.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Tiranë, i cili kontribuoi në përmbajtjen edukative dhe mbështeti ndërveprimin me të rinjtë, duke sjellë një vlerë të shtuar në këtë nismë.
“Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit tonë afatgjatë për të ndërtuar ura bashkëpunimi me komunitetin dhe për të edukuar brezat e rinj mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Si pjesë e Vienna Insurance Group, ne e konsiderojmë ESG jo vetëm si një standard ndërkombëtar, por si një përgjegjësi të përditshme ndaj shoqërisë dhe brezave të ardhshëm,” – u shpreh Dorinela Ndrejaj, Drejtoresha e Komunikimit dhe Marketingut në SIGMA VIG.
Drejtoresha e shkollës, znj. Majlinda Ziu, falenderoi Kryqin e Kuq Tiranë, dhe stafin e kompanisë SIGMA për angazhimin e tyre, por mbi të gjjitha nxënësit e klasave të dhjeta të shkollës “Sami Frashëri”, për punën e tyre për këtë projekt. Ajo theksoi se të gjithë ne, nuk duhet të presim datën 22 prill për t’u ndërgjegjësuar për kujdesin ndaj planetit tonë, por duhet të kontribuojmë ccdo ditë.
Ky bashkëpunim nxjerr në pah përkushtimin e SIGMA VIG për të ndikuar pozitivisht në komunitet dhe për të promovuar vlera të qëndrueshme në përputhje me parimet e ESG./dritare.net

















